“Suedia nuk ka çfarë të humbë, i gjithë presioni mbi Gjermaninë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2018 | 17:49

“Suedia nuk ka çfarë të humbë, i gjithë presioni mbi Gjermaninë”

I vendosur, Emil Forsberg, sulmuesi i kombëtares së Suedisë, u ka lëshuar sfidën me “Pancerave” (sot, ora 20:00). “Nuk kemi çfarë të humbasim, presioni është mbi Gjermaninë”.

forsberg

Pas fitores në ndeshjen e parë të Grupit F kundër Koresë së Jugut (1-0), kombëtarja verdheblu, në emër të Forsberg, kërkon një tjetër sukses (megjithëse këtë herë më të ndërlikuar) ndaj skuadrës së Joakim Lëv që ndërkaq, pas humbjes së papritur në sfidën debutuese kundër Meksikës (0-1, me gol të Hirving Lozanos) do hyjnë në fushë në kërkim të pikëve për të mos rrezikuar një disfatë “botërore”. “Janë kampionët në fuqi, do jetë e vështirë – ka vijuar Forsberg. –

Dolën të thyer në ndeshjen e parë të grupit, ndaj do jenë pa dyshim të vendosur për të fituar pikë e njëkohësisht besimin e tifozëve. Pikë që, megjithatë, na nevojiten edhe ne”. Ndërsa ndeshja tjetër e Grupit F do shohë përballë, po sot (ora 17:00), Korenë e Jugut dhe Meksikën, respektivisht me 0 dhe 3 pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"