“Suedi 1992″/ Danimarka në fronin e Evropës, Shqipërisë i arratiseshin 7 futbollistë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2016 | 19:54

“Suedi 1992″/ Danimarka në fronin e Evropës, Shqipërisë i arratiseshin 7 futbollistë

Qershori i vitit 1992 nuk mund të mos ketë qenë muaji më i mirë për të bërë punimet e shtëpisë, por ai është i mbushur me kujtime të pashlyeshme për dashamirësit e futbollit kudo në kontinent.

490021_w2Pasi dështoi të kualifikohej në finalet e “Suedi 1992”, Danimarka u ftua nga UEFA të zëvendësonte Jugosllavinë e përjashtuar në minutat e fundit. Nordikët braktisën pushimet verore për t’u kthyer në Kopenhagen kampionë Evrope.

“Unë duhet të isha duke lyer kuzhinën, por në këtë kohë më erdhi një telefonatë që na ftonte të shkonin në Suedi, – kujton trajneri i atëhershëm, Riçard Moler Nielsen pak pas kurorëzimit. – Tani kuzhinën e kam rregulluar.

Mora një profesionist për ta mbaruar atë punë”. Edhe pse me një kombëtare shumë të mirë, Danimarka kishte vetëm 14 ditë kohë për t’u përgatitur për Evropianin, pasi Jugosllavia, fituesja e grupit eliminator të Danimarkës, u përjashtua nga rezoluta e OKB-së për shkak të luftës civile që kishte shpërthyer në rajon. Të njëjtën gjë kujton dhe heroi i danezëve, Peter Shmaikel:

“Kur mora telefonatën e trajnerit isha në plazh. Mendova se po tallej”. Për t’ia shtuar më tej telashet kombëtares së Nielsenit mendoi fantazisti Mikael Laudrup, i cili vendosi të mos marrë pjesë. Prandaj nuk ishte surprizë që danezët e nisën me një barazim 0-0 me Anglinë, por as kur u mundën nga organizatorët 1-0.

Ata e fituan besimin pas fitores me Francën e Platinisë në ndeshjen e fundit në Grupin 1, duke prerë biletën në gjysmëfinale pas Suedisë.

Përballë kishin kampionët në fuqi të Holandës. Larsen shënoi dy herë, por Rajkard e dërgoi ndeshjen te penalltitë pas barazimit 2-2, katër minuta nga fundi.

Por portieri Shmajkel do të priste gjithçka në shtesë, përfshirë dhe lavapjaten e kuzhinës së trajnerit. Gardiani ndali edhe penalltinë e Van Bastenit, për ta katapultuar ekipin në finalen e Gëteborgut. Më 26 qershor të 1992-shit, as “pancerat” e Berti Fogstit nuk do ta ndalnin ëndrrën të bëhej realitet.

Tranzicioni, kur Shqipërisë i arratiseshin 7 futbollistë

Tranzicionit të vendeve të Lindjes në fundin e viteve `80 dhe fillimin e viteve `90 nuk mund t’i shpëtonte as Shqipëria komuniste.

Përfaqësuesja jonë u pozicionua në Grupin 1 të eliminatoreve të “Suedi 1992” së bashku me Francën, Çekosllovakinë, Spanjën dhe Islandën.

Ashtu si në eliminatoret e shkuara, kuqezinjtë e Bejkush Birçes u renditën në vendin e fundit në grup, por ndryshe nga eliminatoret e “Gjermani P. 1988”, të cilën Shqipëria e mbylli në kuotën e 0 pikëve pas 6 ndeshjesh, kësaj radhe Kombëtarja arriti një fitore.

Në “Qemal Stafa” me Islandën 1-0, falë golit të Abazit (65′), kuqezinjtë morën 2 pikët e para dhe të fundit. Kujtojmë që në portën e Anesti Arapit u shënuan 9 gola nga Spanja në Sevilje (më e thella në një ndeshje kualifikuese zyrtare në Evropian, por edhe në kualifikueset e “Suedi 1992”).

Në “Ramon Sanchez Pizjuan”, “furitë e kuqe” do ta hapnin siparin e golave në minutën e 19-të me Guijermo Amor Martinez, ndërkohë që Butragenjo do t’i shënonte portierit të Flamurtarit një poker personal. Ndeshja në Tiranë me iberikët nuk do të zhvillohej për shkak të trazirave që kishin përfshirë kryeqytetin. UEFA vendosi që takimi i fundit në Grupin 1 më 18 dhjetor të vitit 1991 të mos rikuperohej.

Spanja, një nga favoritet për të kaluar bashkë me Francën, nuk u kualifikua dot. Këto eliminatore do të kujtohen gjithashtu edhe për faktin se përpara ndeshjes me Francën u arratisën Kaçaçi, Ibro dhe Leskaj, ndërsa pas saj edhe katër të tjerë, Kepa, Gjergji, Suka dhe Rudi Vata.

“Gjelat” e Platinisë arrinin të fitonin 1-0 në “Qemal Stafa”, ndërsa na shpartallonin 5-0 në Paris. Ata u kualifikuan në finalet e “Suedi 1992”, duke vendosur rekord (ekipi i parë që i fitonte të teta ndeshjet në një fazë kualifikuese).

Por gjatë finaleve nuk do të shkonin më shumë se vendi i tretë në Grupin 1, duke u rikthyer në shtëpi nga Danimarka, e cila u shpall kampione Evrope.

Group 1

Team Pld W D L GF GA GD Pts
 Sweden 3 2 1 0 4 2 +2 5
 Denmark 3 1 1 1 2 2 0 3
 France 3 0 2 1 2 3 –1 2
 England 3 0 2 1 1 2 –1 2
10 June 1992
Sweden  1–1  France
11 June 1992
Denmark  0–0  England
14 June 1992
France  0–0  England
Sweden  1–0  Denmark
17 June 1992
Sweden  2–1  England
France  1–2  Denmark

Group 2

Team Pld W D L GF GA GD Pts
 Netherlands 3 2 1 0 4 1 +3 5
 Germany 3 1 1 1 4 4 0 3
 Scotland 3 1 0 2 3 3 0 2
 CIS 3 0 2 1 1 4 –3 2
12 June 1992
Netherlands  1–0  Scotland
CIS  1–1  Germany
15 June 1992
Scotland  0–2  Germany
Netherlands  0–0  CIS
18 June 1992
Netherlands  3–1  Germany
Scotland  3–0  CIS

Knockout stage

Semi-finals Final
21 June – Solna
  Sweden 2
  Germany 3
26 June – Gothenburg
  Germany 0
  Denmark 2
22 June – Gothenburg
  Netherlands 2 (4)
  Denmark (pen.) 2 (5)

Semi-finals

21 June 1992 (1992-06-21)
20:15
Sweden  2–3  Germany
Brolin Goal 64′ (pen.)
K. Andersson Goal 89′
Häßler Goal 11′
Riedle Goal 59′88′
 

22 June 1992 (1992-06-22)
20:15
Netherlands  2–2 (a.e.t.)  Denmark
Bergkamp Goal 23′
Rijkaard Goal 86′
Larsen Goal 5′33′
Penalties
Koeman Penalty scored
Van Basten Penalty missed
Bergkamp Penalty scored
Rijkaard Penalty scored
Witschge Penalty scored
4–5 Penalty scored Larsen
Penalty scored Povlsen
Penalty scored Elstrup
Penalty scored Vilfort
Penalty scored Christofte

Final

Main article: UEFA Euro 1992 Final

26 June 1992 (1992-06-26)
20:15
Denmark  2–0  Germany
Jensen Goal 18′
Vilfort Goal 78′
 

Statistics

Goalscorers

3 goals
2 goals
1 goal

Awards

UEFA Team of the Tournament
Goalkeeper Defenders Midfielders Forwards
Denmark Peter Schmeichel France Jocelyn Angloma Germany Stefan Effenberg Netherlands Marco van Basten
France Laurent Blanc Netherlands Ruud Gullit Netherlands Dennis Bergkamp
Germany Andreas Brehme Germany Thomas Häßler
Germany Jürgen Kohler Denmark Brian Laudrup
Golden Boot

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"