Suarez tri javë jashtë, Olainka titullar Në “Camp Nou”. Ja formacionet e mundshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2019 | 11:56

Suarez tri javë jashtë, Olainka titullar Në “Camp Nou”. Ja formacionet e mundshme

Dëmtimi që pësoi në pulpë në ndeshjen kundër Levantes do ta detyrojë sulmuesin Luis Suarez të qëndrojë për afro 3 javë jashtë fushave të lojës. Në këtë mënyrë ai humbet automatikisht sfidën e sotme të katalanasve kundër Slavias së Pragës dhe trajneri Valverde është i detyruar që të bëjë ndryshime në repartin e avancuar.

5db0c71f65cd3.image

Antuan Grizman do të luajë në pozicionin e sulmuesit kryesor i mbështetur nga Leo Mesi dhe Osman Dembele. Ky i fundit ka një shans të artë për të treguar vlerat e tij në këtë ndeshje vendimtare për fatet e skuadrës në Ligën e Kampionëve. Nga ana tjetër, Slavia ndryshon skemë, por u beson thuajse të njëjtëve lojtarë.

Barca

Peter Olainka do të jetë titullar në “Camp Nou” dhe do të tentojë që të lajë mëkatet e ndeshjes së parë ku shënoi një autogol dhe i dha fitoren Barcelonës.

Slavia

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"