Suarez nuk e llogarit Realin: Janë shumë dobët, rivalët tanë janë Valencia dhe Atletiko

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2017 | 11:04

Suarez nuk e llogarit Realin: Janë shumë dobët, rivalët tanë janë Valencia dhe Atletiko

Luis Suarez thotë se ky Real është shumë më i dobët nga ai i Superkupës së Spanjës dhe me këtë diferencë pikësh nuk është kundërshtari i parë i Barcelonës.

Autori i golit të parë në “klasike” konsideron Atletikon dhe Valencian si skuadrat që mund t’i hapin punë, edhe pse e pranon që me këto 3 pikë të fituara, katalanasit janë më të qetë dhe kanë një distancë të konsiderueshme. Sulmuesi uruguaian nuk tregon ndonjë sekret për ecurinë e kësaj Barcelone.

suarez

FITORJA- “Ishte shumë e rëndësishme. Të gjithë e dimë çfarë rëndësie ka ‘klasikja’. Janë tri pikët më të rëndësishme të kampionatit për të thelluar diferencën”.

SEKRETI- “Bëmë atë që kemi bërë gjatë gjithë këtij sezoni. Presion i mirë në nivel kolektiv dhe shfrytëzimin na maksimum të rasteve. Qëndruam të gjithë bashkë për të mos lënë hapësira”.

SUPERKUPA- “Fillimet e sezonit janë të vështira për t’u analizuar dhe për t’u komentuar. Reali ishte më mirë atëherë sepse kishte fituar Championsi-in dhe Superkupën e Europës. Tani është tjetër moment…”.

AVANTAZHI- “Jemi 14 pikë para dhe ata kanë 1 ndeshje më pak. Por rivalët tanë janë Valencia dhe Atletiko, të cilët mund të na hapin punë dhe nuk duhet të bëjmë gabime”.

GOLI- “Është i rëndësishëm dhe të ndihmon, por duhet vlerësuar puna në grup”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"