Suarez lavdëron “rivalin” e tij: Ai tregoi sa i rëndësishëm është për ekipin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2017 | 11:52

Suarez lavdëron “rivalin” e tij: Ai tregoi sa i rëndësishëm është për ekipin

Pas fitores 2-0 të Barcelonës ndaj Vijarealit të dielën, Luis Suarez nuk e humbi rastin për të lëvduar sulmuesin Pako Alkaser, që është edhe rivali i tij kryesor për formacionin startues te Barcelona. Performanca e spanjollit tregoi rëndësinë e tij për ekipin, pasi Alkaser u fut si zëvendësues në një kohë kur katalanasit  po luftonin për të prishur një mbrojtje të organizuar mirë.

suarez1

Suarez shënoi golin e parë, por ai u ndihmua nga puna e ish sulmuesit të Valencias. “Pako tregoi sot se sa i rëndësishëm është ai për skuadrën. Ai është këtu për të ndihmuar dhe e ka bërë këtë gjë shumë mirë. ” shpjegoi ai në një intervistë pas ndeshjes.

pako alkaser

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"