Suarez: Ishte trajneri që nuk më donte, krenar që po iki në këtë mënyrë. Mora shumë oferta por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2020 | 16:11

Suarez: Ishte trajneri që nuk më donte, krenar që po iki në këtë mënyrë. Mora shumë oferta por…

Luis Suarez është larguar nga Barcelona dhe do transferohet tek Atletiko Madrid. Sulmuesi ka folur në konferencën e largimit nga katalanasit.

suarez

“Shokët e mi kanë qenë fantastik dhe të gjithë e dinë për sakrificën time këtu. Jam krenar që po iki në këtë mënyrë. Të luaj këtu ka qenë një ëndërr dhe kurrë nuk kam menduar se do arrija këto numra këtu. Ka pasur momente fantastike gjatë këtyre viteve këtu. Momentet e mia më të mira këtu janë fitimi i kampionatit të parë dhe Championsi i parë. Ka qenë një muaj i çmendur. Shumë gjëra të këqija janë shkruar por ato nuk e dinë marrëdhënien time me Mesin. Pas 6 vitesh unë kam një marrëdhënie mjaft të mirë me Leon. E prisja telefonatën e Kumanit. Duhet ta pranosh këtë vendim. Kur trajneri i Barcelonës më tha se nuk më kishte në planet e tij, mora shumë oferta por doja të qëndroja në La Liga.]

Ndonjëherë një klub ose lojtar ka nevojë për ndryshim, dhe në këtë rast ishte trajneri që nuk më donte. Largohem me ndjenjën e përmbushjes së detyrës”, tha Suarez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"