Suarez gjen ekipin e ri, kalon tek rivalët e Barcelonës në La Liga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 20:04

Suarez gjen ekipin e ri, kalon tek rivalët e Barcelonës në La Liga

Luis Suarez do largohet nga Barcelona dhe e ka gjetur ekipin e ri. Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano sulmuesi uruguajan do transferohet tek Atletiko Madrid.

suarez

Suarez ishte i lidhur edhe me një kalim tek Juventusi, por vonesa për tu pajisur me pasaportën italiane ka bërë që bardhezinjtë të mos e presin dot uruguajanin. Kalimi i Suarezit tek Atletiko Madrid i hap rrugë transferimit të Moratës tek Juventusi.

Bardhezinjtë janë prej kohësh në një kërkim të një sulmuesi, për t’ia bashkangjitur Ronaldos në sulm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"