“Stuhi” reagimesh në Formula 1, presidenti i FIA-s gati të ndëshkohet pas deklaratës së bujshme: S’i pëlqej gratë që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2023 | 21:54

“Stuhi” reagimesh në Formula 1, presidenti i FIA-s gati të ndëshkohet pas deklaratës së bujshme: S’i pëlqej gratë që…

Presidenti i FIA-s, Mohamed Ben Sulajem, ka marrë sërish vëmendjen dhe ka ndezur debate lidhur me deklaratat e bëra së fundmi.

mohamed-770x433

Një ish-kampion, 61-vjeçari nga Emiratet e Bashkuara Arabe është shprehur se nuk i pëlqen gratë që mendojnë se janë më të zgjuara se burrat. Edhe pse ka folur për inkurajimin e garave në pjesëmarrjen garave në Formula 1, gjithsesi janë nxjerrë në pah reagimet e tij që shprehin këndvështrime negative për gratë që marrin pjesë këtë sport.

Reagimet e tij po konsiderohen të sikletshme dhe të papranueshme nga shumë figura të sportit.

F1 i dërgoi një letër FIA-s duke paralajmëruar se Ben Sulajem kishte “tejkaluar” kufirin dhe se organizata do të duhet të mbajë përgjegjësi për çdo dëm financiar ndaj Liberty Media, pronarëve të F1.

 

Ben Sulayem kishte shkaktuar tashmë pakënaqësi me komentet këtë muaj se pilotët e F1 do të sanksionoheshin për thyerjen e rregullave të reja mbi deklaratat politike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"