STUDIMI/ Londra bën tifo për Junajtidin dhe Liverpulin, më shumë se qytetet e tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 20:39

STUDIMI/ Londra bën tifo për Junajtidin dhe Liverpulin, më shumë se qytetet e tyre

Mançester Junajtid dhe Liverpuli kanë zyrtarisht më shumë tifozë në Londër sesa në qytetin e tyre, sipas një studimi të fundit. Për dekada me radhë thuhej se tifozët e Junajtidit ishin të gjithë jugorët, por me sa duket, ata nuk janë të vetmit. Sepse, si “Djajtë” ashtu edhe “Reds”- at krenohen me më shumë mbështetës në kryeqytet sesa në veriperëndim të Anglisë. 

Chelsea v Manchester United - Emirates FA Cup - Final - Wembley Stadium

Madje, kjo vlen edhe për Sitin. Sipas “Casumo”, Junajtid ka 1.44 milionë tifozë, të cilët i mbështesin ata nga shtëpia e tyre. Por, në Londër baza e tifozëve shkon në 2.18 milionë, 740 mijë më shumë. Liverpuli ka në Mersejsajd 667 mijë tifozë, por në Londër kjo shifër shkon në 893 mijë, 226 mijë më shumë.

Tifozet

Një histori e ngjashme edhe me Sitin, që në Mançester ka 512 mijë dhe në kryeqytet 637 mijë. Arsenali krenohet me numrin më të madh të tifozëve nga ekipet kryeqytetase, 2.46 mln.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"