Studimi / Kukësi një kampion çudirash, Partizani “bunker” i Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2017 | 21:32

Studimi / Kukësi një kampion çudirash, Partizani “bunker” i Europës

Me modestinë, cilësinë dhe shpesh herë teknikën e cunguar, me golat e munguar nga skuadrat, por jo nga individi (Pejiç), Kategoria Superiore ka arritur të futet në librin e rekordeve të futbollit europian.

kukesi

Nga një vëzhgim i bërë nga “TheBund.ch” për 42 ligat europiane të futbollit publikohen të dhënat për kampionët, mesataren e golave që kanë shënuar për ndeshje, raportin mes golave të shënuar dhe pikëve të grumbulluara dhe shumë detaje të tjera që të bëjnë të kuptosh më së miri ecurinë, rrugën dhe strategjinë që ka ndjekur skuadra e Kukësit për të fituar titullin kampion.

statistikat kukesi

Rregulli i vjetër i futbollit që mbrojtja e hekurt të shpall kampion nuk është i vërtetë në të gjitha rastet. Mjafton të hedhësh një sy në Superiore, ku Partizani ishte ekipi që pësoi më pak, duke qenë edhe ekipi me mbrojtjen më të hekurt në Europë, por titullin e fitoi Kukësi.

KUKËSI, SA PAK GOLA

Nëse doni të kuptoni se si fitohet një kampionat duke mos shënuar shumë, mjafton të shihni atë që bëri Kukësi gjatë këtij sezoni në Superiore. Mirëpo, Kukësi është një rast unik për mënyrën se si golat e paktë i ka shndërruar në pikë të rëndësishme për të udhëhequr kampionatin dhe për të triumfuar.

mesatarja me e larte e golave ne europe

Skuadra verilindore është e para në Europë që vetëm me 1.42 gola të shënuar mesatarisht për ndeshje ka arritur të shpallet kampion duke kaluar çdo limit dhe ide nga ajo që është perceptuar nga kampionët e tjerë. Me një mesatare kaq të vogël golash, Kukësi është rast i veçantë nga skuadrat kryesore të kampionateve europiane.

golat e ekipeve kampione

Ndërkohë Kukësin e shoqëron në këtë rekord negativ skuadra e Dinamos së Bukureshtit me 1.53 gola në ndeshje, ndërkohë që verilindorët janë kampionët që shënojnë më pak nga të gjithë të tjerët, vetëm 51 gola në 36 ndeshje.

mesatarja me e mire e pikeve

MBROJTJA E HEKURT

Mirëpo, nëse Kukësi është i fundit për mesataren e golave të shënuar në Europë, ka një fakt tjetër që këtë herë duhet ta bëjë të krenohet skuadrën e verilindorëve që shkroi historinë. Bashkë me katër ekipe të tjera, formacioni i Kukësit udhëheq listën e skuadrave kampione në Europë që pësojnë më pak.

mbrojtjet me te mira te kampioneve

Megjithatë, është mbrojtja e Partizanit ajo që, sipas statistikave, është më e mira në Europë, me vetëm 0.47 gola të pësuar për ndeshje. Prapavija e Starovës ka arritur ta bëjë më së miri detyrën duke thyer edhe ekipet e mëdha si Juventusi, Totenhemi dhe Bajerni, por edhe Kukësin që pësoi 0.5 gola për ndeshje.

mbrojtjet e hekurta ne europe

GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"