Studimi i kompanisë britanike, Franca mund në finale Gjermaninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2018 | 16:56

Studimi i kompanisë britanike, Franca mund në finale Gjermaninë

Sipas një studimi të kryer nga kompania britanike “Loid”, skuadra e Francës do të shpallet kampione bote në Botërorin e Rusisë. Ky parashikim është bërë në bazë të një studimi për lojtarët më të shtrenjtë që luajnë në kombëtare.

franca

Franca ka në skuadër lojtarë, që po t’i mbledhësh së bashku kapin shifrën e 1.6 bilion euro. Skuadra e Deshampit, bazuar nga kjo shifër, shihet si kombëtarja më e mirë. Ndërkohë, në vendin e dytë sipas “Loid” renditet Gjermania e trajnerit Lëv. Ky verdikt, edhe pse i bazuar vetëm në shifra, mund të konstatojë real, Franca për momentin është skuadra më në formë në Rusi duke siguruar kalimin në turin tjetër pas dy fitoreve të para në grup.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"