Studimi i CIES për ndryshimet e trajnerëve/ Klubi nga Bolivia për “Rekord Gines”, Superiorja në vendin e 9-të. Ja cila skuadër shqiptare kryeson renditjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2020 | 14:44

Studimi i CIES për ndryshimet e trajnerëve/ Klubi nga Bolivia për “Rekord Gines”, Superiorja në vendin e 9-të. Ja cila skuadër shqiptare kryeson renditjen

Faqja e specializuar e statistikave, CIES, ka bërë së fundmi një studim për ndërrimet e shpeshta të trajnerëve, teksa ka publikuar edhe statistikat përkatëse. Të gjithë do të mendonim, duke parë ndërrimet e shpeshta të trajnerëve që vendi ynë të do ishte në majat e klasifikimit, por statistikat nuk thonë të njëjtën gjë.

flamurtari-750x375

Observatori i Futbollit CIES, ka analizuar plot 84 vende, duke filluar nva viti 2015, teksa në krye të renditjes për sa i përket paqëndrushmërisë së trajnerëve qëndronon Bolivia. Kampionat me 8 ekipe që ka ndryshuar mesatarisht 9.1 trajnerët nga 2015. Ndërkohë që kampionati jonë elitar, Kategoria Superiore, renditet në vendit e nëntë, me një mesatare prej 6.3 trajnerësh.

Shqiperia

Rekordin për sa i përket ekipit që ka ndryshuar më shumë trajnerë në botë e mban pikërisht ekipi bolivian Real Patosi që ka ndërruar 20 trajnrë në 5 vitet e fundit.

real patosi

Ndërkohë që në Shqipëri, klubi që ka ndryshuar më shumë trajnerë nga vitit 2015 është Flamurtari me plot 11 teknikë.

Flamurtari

Ndërkohë për sa i përket 5 ligave më të forta në Europë, statistikën më negative për trajnerë e ka klubi i Udinezes që ka ndryshuar 10 trajnerë në 5 vitet e fundit, i ndjekur nga Valencia dhe Lila me 8.

trajneret

Në këtë renditje nuk mund të mungonte as Milani që ka ndryshuar 7 trajnerë nga 2015-ta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"