Studenti mposht Kamza Basket, synon “play off”-in

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2017 | 10:33

Studenti mposht Kamza Basket, synon “play off”-in

Kampionati i femrave ngriti siparin e javës së 10-të me ndeshjen Kamza Basket-Studenti, e fituar në fund nga skuadra e drejtuar nga trajneria Florentina Mitku me rezultatin 70-50. Fitorja e 5-të sezonale për kryeqytetaset që do të thotë një vend në fazën e “play off”-it. Risia e kësaj ndeshjeje ishte arbitrimi nga dy gjyqtarë 19-vjeçarë, të cilët e justifikuan në mënyrën më të mirë të mundshme besimin e dhënë nga federata.

Basketboll-Femra-Flamurtari-Kamza-Basket-2016

Konini për Studentin ishte pikëshënuesja më e mirë me 22 pikë (3 trepikësha) dhe Bakalli për Kamza Basket me 18 pikë (3 trepikësha). Në periodën e parë, Studenti shfaqet më superiore si në aksionet e ndërtuara mjaft bukur dhe konkludimin pranë koshit. Gjithashtu, ka qenë perfekte edhe nga distanca për tri pikë ku regjistrohen 5 trepikësha (3 Konini dhe 2 Matka).

kamza basket studenti

Vetëm dy pikë për vendëset ndaj 18 të Studentit. Pa histori ka qenë edhe perioda e dytë, edhe kjo e mbyllur në favor të skuadrës mike 25-8 dhe pjesa e parë shënon shifrat 43-10. Me fillimin e periodës së tretë, skuadra e Studentit hedh në fushë formacionin e dytë, kësisoj loja e saj bie. Kamzalijet përfitojnë dhe arrijnë të shkurtojnë diferencën e pjesës së parë nga 33 pikë në 20, duke fituar në të dy periodat 19-10 dhe 21-17.

Spikati gjatë kësaj pjese loje, te skuadra e Kamzës, Nikol Bakalli. Edhe pse thuajse në pjesën më të madhe të ndeshjes ka luajtur e dëmtuar për shkak të një shqetësimi në këmbë, basketbollistja Nikol Bakalli arriti të realizonte 18 pikë ku 3 ishin trepikësha dhe 4 pikë me gjuajtje të lira. Gjithashtu spikatën dhe Nurçellari e Bezati. Për t’u përshëndetur edhe e reja, Armonda Prençi, e cila shënoi 12 pikë, mes tyre edhe një trepikësh.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"