Struga mund Shkëndijan, Shkupi triumfon në shtëpi. Ja rezultatet dhe renditja në Maqedoninë e Veriut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Nëntor 27, 2019 | 14:59


Struga mund Shkëndijan, Shkupi triumfon në shtëpi. Ja rezultatet dhe renditja në Maqedoninë e Veriut

Janë luajtur ditën e sotme, të gjitha ndeshjet e javës së 16-të, në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, teksa vlen të theksohet se në të gjitha sfidat është mbajtur një minutë heshtje, për viktimat e tërmetit në Shqipëri.

76684063_2568284313292615_4371196888125276160_n

Shkëndija e drejtuar nga Ernest Gjoka, është mundur në transfertë nga Struga me rezultatin 2-1. Vendasit kanë arritur të përmbysin rezultatin e pjesës së parë. Xhunior kaloi në epërsi Shkëndijën, ndërsa Kochovski dhe Lena shënuan për Strugën.

Sileksi në ndeshjen tjetër ka ndalur Vardarin dhe ka arritur të marrë një pikë ndaj kryesuesve.

Ndërkaq Shkupi ka mundur 3-1 Akademinë Pandev, duke përmbysur gjithçka në pjesën e dytë me golat e Serxhinjos, Darboe dhe Jusufit.

Rezultatet e javës së 16-të :

Rabotnicki- Borec 2-1

Renova- Makedonija 1-0

Shkupi- Akademija Pandev 3-1

Sileks- Vardar 2-2

Struga –Shkëndija 2-1

Renditja pas javës së 16-të:

dddddddddd

/PANORAMASPORT.AL/




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com