Strategjitë për Interin e ardhshëm, Marota studion lëvizjet e reja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2019 | 10:11

Strategjitë për Interin e ardhshëm, Marota studion lëvizjet e reja

Trembëdhjetë dhjetori është ditë dhuratash dhe përvjetorësh. Xhuzepe Marota ka kaluar një vit tek Interi. Kthimi prapa mund të jetë një ushtrim argëtues, me momente joshëse, por ndoshta do të ishte më interesante të kuptoheshin 12 muajt e ardhshëm, marzhet e rritjes së klubit përpara entuziazmit në rritje të tifozëve, nyjet, objektivat, mendimet.Marota

RRITJE – Eliminimi nga Liga e Kampioneve ishte një “goditje e ulët”, por rruga është e qartë dhe shkon përtej një goli të gabuar. Ka dëshpërim e dëshpërim, edhe pse Interi është i pari në Serinë A dhe Juventusi e ndjek me 2 pikë. Marota zbarkoi një vit më parë menjëherë pas hapit fals me PSV-në: atë mbrëmje, të cilës iu afrua në mënyrë të veçantë, la të kuptohej se do të ishin nevojitur ndërhyrje të thella. “Ka shumë punë për të bërë”, u rrëfehej administratori i ardhëm miqve ato ditë. Nuk i referohej Mauro Ikardit, për të cilin dihej si do të kishte përfunduar.

Nga situata nuk do të ndryshojë asnjë presje. Marota u thirr nga Zhang për të ndërtuar një model pune. Dhe nga pronësia pati dorë të lirë për të krijuar një strukturë manaxheriale më të kujdesshme ndaj detajeve. Ka zgjedhur dietologun, i besoi menaxhimin e qendrës sportive një personi të besuar, përcolli atë që ai dëshiron të përcaktojë “kulturën jeshile” ose, më saktë, investimet për kurën e terreneve të lojës. Ishte hapi i nevojshëm për të synuar përsosmërinë: pa këto karakteristika sot trajneri i Interit nuk do të ishte Antonio Konte.marota

STEKA – Humbja kundër Barcelonës ka një shije ndryshe nga ajo kundër PSV-së, që i hapi dyert një revolucioni. E fundit, mësoi që ndeshje të tilla dhe grupe të tilla përballohen më mirë nëse ke lojtarë që dinë të menaxhojnë momente të caktuara: quhet eksperiencë, të cilën tek Interi e kanë vetëm Godin, Lukaku dhe Azamoah. Do të ishte e nxituar të pritej ndërtimi i një skuadre yjesh edhe vitin e ardhshëm: ideja është ndërtimi i një klubi që të mësohet me luftërat në maja.

Vetëm kështu “steka” mund të rritet pa krijuar frikë. Interi ka një distancë në terma xhiroje për të ngushtuar, edhe krahasuar me Juventusin. Ndërsa “Suning” nuk ka dëshirë të marrë kampionë të afirmuar, ndaj rruga për t’u ndjekur do të jetë monitorimi i talenteve më të mirë. Sa blerje? Do të varet edhe nga shitjet. Mbi të gjitha, ajo e Ikardit, e ardhmja e të cilit do të jetë larg Interit.Konte Marota

PLUSVALENCA – Plusvalenca do të mbetet një fakt ordiner: duket shumë e ndërlikuar, në mos utopike, të mendohet për një Inter që mund të bëjë pa to. Klubi zikaltër nuk mund të konkurrojë sot me klubet elitare të Europës (vetëm stadiumi do të ndryshonte planet), modeli i shkëmbimeve mbetet qendror. Nëse trajner mbetet Konte, vlerësimi bëhet më i thjeshtë. Kështu mund të synohet edhe titulli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"