Strategjia pas rënies, Ballshi mbetet “supermarket” për elitën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2023 | 22:19

Strategjia pas rënies, Ballshi mbetet “supermarket” për elitën

Bylisi është shpërndarë. Futbollistët kanë marrë pushimet, ndonëse në Ballsh sheh ende që të bëjnë stërvitje disa lojtarë të rinj nigerianë. Vera pritet që të jetë “e nxehtë”, pasi hyrje-daljet nuk do të mungojnë.

BYLIS

Qëllimi është që edhe të shesin, strategji që e kanë ndjekur prej vitesh dhe nuk u ka rezultuar fort e keqe. Shumë ekipe duket se janë në garë për të marrë shërbimet e futbollistëve mallkastriotë. Dhe përtej rënies, një pjesë e mirë kanë bërë një sezon shumë të mirë. Flasim për ata që kanë një kontratë dhe që mund të gjenerojnë të ardhura. Emra si Trumçi, Loran e Muçollari, Maçolli, Lajthia, Ruçi, Qoshku, Abazaj, Kaçorri, Qardaku janë një “bonus” për ballshiotët edhe nëse qëndrojnë.

Eksperienca e tyre, do t’i avantazhonte përballë rivalëve dhe ngjitja do të ishte më e sigurt. Ndonëse është herët, drejtuesit do të ndjekin të njëjtën logjikë me afrimet edhe këtë herë. Ata do të ndjekin strategjinë me lojtarë të rinj të talentuar, sidomos nga skuadrat U-19, me të cilat janë ndeshur apo dhe U-21, ashtu sikurse edhe ndonjë të huaj cilësor, vetëm nëse bën diferencën. Puna për sezonin e ri do të nisë nga “A”-ja, që nënkupton trajnerin dhe më pas do të vendoset për kontingjentin.

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"