Postuar: Shtator 29, 2023 | 23:06
Strategjia e Bajernit të Mynihut, Tuhel bllokon “spiunët” në stërvitje
Bajern Mynihu po ecën me ritëm kampioni në të gjitha frontet dhe kanë hedhur kandidaturën për të përsëritur suksesin e trefishtë në periudhën 2019-2020. “Sport.de” ka zbuluar se nga buron kjo ecuri mbresëlënëse.
Kampi i bavarezëve i ka bllokuar prezencën e tifozëve dhe kjo taktikë ka 5 javë që aplikohet me sukses. Kërkesa është bërë nga Tomas Tuheli te bordi dhe këtë të fundit e kanë miratuar menjëherë.
Tekniku 50-vjeçar ka hallin e spiunëve mes tifozëve dhe në këtë situatë ai punon më i qetë kur ekipi është i izoluar në seancat stërvitore. Pas 5 javësh kampionat, Bajerni numëron 13 pikë në Bundesligë, kuotë e barabartë me surprizën e Leverkusenit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"