Strategjia bën diferencën, Kraçlou siguron fitoren në Brno

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2016 | 17:28

Strategjia bën diferencën, Kraçlou siguron fitoren në Brno

Çmimi i Madh i Republikës Çeke në pistën e Brno në MotoGP i ka shkuar në mënyrë të paparashikuar britanikut Kal Kraçlou, si pasojë e reshjeve të shiut që kishin lagur pistën dhe ku diferencën në fund e bënë gomat që zgjodhën pilotët. I dyti u rendit Valentino Rosi, ndërsa i treti Mark Markez, i cili rikuperoi mjaftueshëm sa për të mos lejuar italianin që t’i afrohet rrezikshëm në renditjen e kampionatit.

c0985aa833e09aaf2c0319376c585a97

Nisja me pistë të lagur bëri që shumë pretendentë të fitores së garës të përfundonin në mes të grupit, edhe për shkak të zgjedhjes së gomave. Ndaj në fillim, për kreun dueluan Doviciozo, Ianone dhe Markez, që kishin goma për pistë të lagur. Por pilotët që kishin guxuar duke zgjedhur goma për një pistë pak më të thatë, filluan të fitonin terren kur kaloi gjysma e garës.

8b3f6069c28dc66b263cd5d125fcfac2

I pari ishte Kal Kraçlou, i cili me shpejtësi, brenda pak xhirosh kaloi nga vendi i 10-të në vendin e parë, pasi regjistronte xhiro që ishin 1 sekondë më të shpejta se të tjerët, falë gomave me përzierje të fortë. Pas tij, falë një gome të mbrapme me përzierje të fortë, filloi të fitonte terren edhe Valentino Rosi, i cili siguroi vendin e dytë në këtë garë, ndonëse nuk shqetësoi asnjëherë Kraçloun i cili siguroi suksesin e parë në karrierë.

Por Mark Markez bëri të qartë se pavarësisht strategjive që kanë të tjerët, ai mbete lideri i jashtëzakonshëm dhe mëse i merituar i këtij botërori. Edhe pse me goma për pistë të lagur, ai arriti të menaxhonte mirë situatën dhe me Hondën e tij, administroi gomat deri në fund të garës, duke rritur ritmin atëherë kur duhej për të marrë vendin e tretë.

14717900870012

Tashmë Markez ka 53 pikë avantazh ndaj Rosit që është i dyti në Botëror, ndërsa Lorenco ka zbritur në vendin e tretë pas një gare të cilën ai e mbylli pa pikë dhe në vendin e fundit, pas një problemi me skuadrën Jamaha e cila e detyroi të hynte dy herë në bokse për të ndërruar motor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"