Strategji dhe lojë skuadre, Fetel dhe Ferrari triumfojnë në Hungari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2017 | 16:41

Strategji dhe lojë skuadre, Fetel dhe Ferrari triumfojnë në Hungari

Sebastian Fetel dhe Ferrari konfirmohen pretendentë kryesorë për fitoren në Botërorin e Formula 1, pas një suksesi të rëndësishëm në Çmimin e Madh të Hungarisë. Kryesuesi i Botërorit thelloi përsëri diferencën me ndjekësin më të afërt, Luis Hemilton, pas një gare ku rreziku kryesor vinte nga gomat dhe shoku i tij i skuadrës, Kimi Raikonen, i cili dukej se ishte më i shpejtë se gjermani. Fetel preu vijën e finishit vetëm 0,9 sekonda para Raikonen, për t’i siguruar Ferrarit dy vendet e para në podium për herë të dytë në këtë edicion.

42D2A8B000000578-4744044-image-a-9_1501423618705

Hemilton i dorëzoi në xhiron e fundit vendin e tretë shokut të skuadrës, Valteri Botas, i cili e kishte lënë të kalonte kur ai pretendonte se ishte më i shpejtë dhe mund të shqetësonte dy makinat Ferrari. Tashmë britaniku duhet të shkojë në pushimet e verës me 14 pikë diferencë nga Fetel kryesues i Botërorit.

42D2A8B400000578-4744044-image-a-7_1501423612833

Fetel dhe Raikonen arritën të ruanin dy vendet e para në nisjen e garës, ndërsa një përplasje e Verstapen me shokun e skuadrës, Riçiardo, solli tërheqjen e këtij të fundit dhe hyrjen në pistë menjëherë të makinës së sigurisë.

Gjatë pjesës së parë të garës, Fetel vijoi të garonte i pashqetësuar nga Raikonen, por pas ndërrimit të gomave, filloi të raportonte probleme me timonin. Dy makinat Mercedes që gjendeshin pas atyre Ferrari, ngushtuan diferencën, ndërsa Raikonen i kërkoi skuadrës që të lejohej të parakalonte Fetel, meqë ishte më i shpejtë.

42D268F400000578-0-image-a-73_1501420290075

Por ndërsa Ferrari nuk ia mundësoi një gjë të tillë, skuadra Mercedes pranoi që Botas dhe Hemilton të ndërronin vendet, në mënyrë që britaniku të sulmonte dy Ferrarit me shpresën që të mund të kalonte ndonjë prej tyre. Britaniku provoi për 10 xhiro me radhë, por temperaturat e larta në pistë dhe situata e gomave bënë që ai të tërhiqej nga këto sulme duke parë makinat Ferrari të kalonin të parat finishin. Në fund, ai ngadalësoi aq sa të lejonte Botas të rimerrte vendin e tretë, duke u kënaqur me të katërtin.

boterori pilote

Maks Verstapen, pas incidentit në xhiron e parë, u dënua me një penalitet prej 10 sekondash që e detyroi të ndryshonte strategjinë e garës për të qëndruar më shumë në pistë para ndërrimit të gomave. Piloti i Red Bull arriti në xhirot e fundit të sulmonte makinat Mercedes, por u desh të kënaqej vetëm me vendin e 5 në garë. Fernando Alonso mori vendin e  6, më i miri në këtë sezon për MekLaren, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Stofel Vandorn, siguroi edhe ai pikë me vendin e 10. Mes dy makinave Meklaren u renditën Sainz, Perez dhe Okon.

kontruktore

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"