Strategët e Europës / Italianët bëjnë namin, Konte trajneri më i mirë në 100 ndeshjet e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2017 | 15:50

Strategët e Europës / Italianët bëjnë namin, Konte trajneri më i mirë në 100 ndeshjet e fundit

Antonio Konte është trajneri më i mirë i pesë kampionateve kryesore të Europës në 100 ndeshjet e fundit.KontePor surpriza e vërtetë është Arsen Venger, që e lë pas armikun e tij të betuar Zhoze Murinjo në klasifikimin e trajnerëve elitarë.

arsen venger

Trajneri i Çelsit kryeson tabelën me 247 pikë të grumbulluara në 100 ndeshjet e fundit me Çelsin (sezonin e shkuar u shpall kampion), por edhe me Juventusin, ku u shpall gjithashtu kampion në secilin prej dy viteve të fundit që i drejtoi (3 tituj radhazi në total), përpara se të transferohej në “Stamford Bridge”.

Alegri finale 2017

100 ndeshjet e fundit të italianit në kampionat e kanë ndihmuar ish-mesfushorin e Juves që të fitojë titullin në të tri sezonet e fundit. Pasardhësi i tij në Torino, Masimiliano Alegri, e nisi atje ku e la Konte, duke e fituar titullin kampion në të tria sezonet që e drejtoi “Zonjën”.

Ai renditet pas Kontes, pasi ka grumbulluar 9 pikë më pak se Antonio në 100 ndeshjet e fundit. Karlo Ançeloti, Pep Guardiola dhe Diego Simeone janë të radhës në listë, ndërsa interesant është bilanci i Arsen Vengerit. Trajneri i Arsenalit ka fituar 59 dhe barazuar 20 nga 100 ndeshjet e fundit me “topçinjtë”, që janë renditur respektivisht në vend të 3-të, 2-të dhe 5-të gjatë tri sezoneve të fundit.

Trajneret me te mire ne Europe

Rekordi i francezit në 100 ndeshjet e fundit është më i mirë se i Poçetinos, i cili ka të njëjtën kuotë pikësh me Totenhemin, por ka fituar 2 ndeshje më pak se Vengeri. 100 ndeshjet e fundit të Zhoze Murinjos e kanë parë atë të fitojë titullin me Çelsin, por u shkarkua nga londinezët pasi u rendit i dyti në sezonin pasardhës dhe i gjashti në sezonin e parë në “Old Trafford”.

murinjo

Portugezi ka fituar 53 ndeshje dhe barazuar 29 duke grumbulluar 188 pikë nga 300 të mundshme. Ai ka bërë më mirë se Jyrgen Klop që ka regjistruar 171 gjatë dy sezoneve me Liverpulin dhe vitit të tij të fundit me Dortmundin, ku u rendit në vend të 7-të. Këta të dy janë edhe specialistët e barazimeve, pasi kanë koleksionuar 56 mes tyre.

klop

100 ndeshjet e Guardiolës përfshijnë një sezon në “Etihad” dhe dy vitet e tij të fundit me Bajernin, por përsëri spanjolli ka grumbulluar 16 pikë më pak se Konte me 72 fitoret dhe 15 barazimet e arritura.

guardiola

Ai renditet sipër Simeones, i cili, pavarësisht se nuk ka fituar asnjë titull gjatë këtyre tri viteve të fundit, është renditur gjithnjë pas Realit dhe Barcelonës. Mbi Guardiolën, në vend të tretë, është Ançeloti.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"