Strakosha vlerësohet përsëri, është mes më të mirëve në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2018 | 14:09

Strakosha vlerësohet përsëri, është mes më të mirëve në Europë

Tomas Strakosha po vazhdon të marrë vlerësime nga media të ndryshme. Numri 1 i portës laciale konsiderohet si një portier me të ardhme të ndritur, edhe pse është vetëm 23-vjeç.

Strakosha

Statistikat e “BeSoccer”, që i referohet “ELO”, kjo e fundit merret me grumbullin e statistikave të futbollistëve, e rendisin gardianin e portës sonë në listën e 5 lojtarëve më të mirë nën 23-vjeç. Sipas pikëve Strakosha është ngjitur goxha mirë në vlerësim, duke marrë edhe 5 pikë së fundmi. Pas 8 takimeve në Seria A, portieri ka pësuar mesatarisht 1.1 gol për ndeshje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"