Strakosha “veteran” te Lacio, tani ka edhe zëvendësue

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2018 | 14:56

Strakosha “veteran” te Lacio, tani ka edhe zëvendësue

Një vit në fushë, pa arritur të bëjë pushim. Mirëpo, te Lacio kanë nisur ta trajtojnë vërtet si veteran këtë vit. Thomas Strakosha do të pushojë në mesjavë për ndeshjen e Ligës së Europës ndaj Apollon Limasolit. “cittaceleste.it” ka bërë me dije se do të jetë Silvio Proto ai që do të luajë ndaj skuadrës qipriote, për të lënë shqiptarin që të pushojë.

download (3)

Pas çerekfinaleve të sezonit të shkuar, ku ishte Salzburg që i eliminoi, bardhekaltrit do të rikthehen të luajnë në Europë me ish-portierin e Olimpiakosit në kuadrat. Kjo është ideja paraprake e stafit bardhekaltër, për t’i dhënë mundësi edhe portierit të afruar, si dhe shqiptarit që të pushojë.

Silvio+Proto+SS+Lazio+Pre+Season+Training+-8c9E8pfm43l

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"