“Strakosha si Handanoviç”, ish-legjenda e Lacios i thur elozhe shqiptarit: Bën pritje të vështira, ja çfarë kërkoj nga ai …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 17:33


“Strakosha si Handanoviç”, ish-legjenda e Lacios i thur elozhe shqiptarit: Bën pritje të vështira, ja çfarë kërkoj nga ai …

Portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, është duke kaluar një moment mjaft të mirë te skuadra e Lacios, teksa shpeshherë ka qenë vendimtar me pritjet e tij. Gardiani kuqezi do të ketë ditën e nesër një provë të vështirë përballë yjeve të Juventusit, teksa do të tentojë të bëjë një tjetër paraqitje fantastike.

luca

Strakosha së fundmi ka marrë një tjetër vlerësim nga një figurë e njohur e portës në Itali. Bëhet fjalë për Luka Markexhanin, i cili është aktivizuar për 10 sezone me fanellën e Lacios.

Në një mbrëmje dedikuar legjendës italiane Dino Zof, Markexhani nuk i ka kursyer elozhet për portierin shqiptar, teksa u shpreh:

tomas strakosha

“Strakosha është i ri dhe që bën pritje të mira. Edhe më momentet më të rëndësishme të ndeshjes, unë nuk e kuptoj pse duhet të ketë dyshime në lidhje me të. Unë nga ai do të kërkoja vetëm pak më shumë prezencë në fushë pas 3 vitesh si titullar. Ndonjëherë pesha e portierit është e madhe duhet të ndihet edhe në lojë.

Luca-Marchegiani-Source-Youtube

Zoff tha pak më parë ka thënë diçka inteligjente. Nëse ai do të ishte portieri i Interit, do të kishte të njëjtat vlerësime si Handanovic.  Kur është e rëndësishme të bësh diçka të rëndësishme, një pritje të bukur dhe të vështirë, Strakosha është gjithmonë aty duke e bërë. Edhe unë mendoj si ai”.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com