Strakosha po shkëlqen te Lacio, portieri drejt klubit të njohur anglez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2018 | 16:16

Strakosha po shkëlqen te Lacio, portieri drejt klubit të njohur anglez

Totenhemi ishte një skuadër që nuk transferoi asnjë lojtar në merkaton e verës. Drejtuesit e klubit kanë harxhuar shumë para për ndërtimin e stadiumit të ri “White Hart Lane”. Por duket se skuadra britanike do të bëjë ndryshime drastike në merkaton e janarit.

Thomas-Strakosha-977383

Sipas asaj që bën me dije “HITC” drejtuesit e klubit po mendojnë që t’i ndërtojnë një skuadër kompetitive trajnerit Poketino. Ndërsa ajo që theksohet është se në repartin e portierëve mund të vijë një shqiptar dhe bëhet fjalë për portierin aktual të Kombëtares Shqiptare dhe Lacios, Thomas Strakosha. Në merkaton e janarit sipas “HITC” lojtari mund të kalojë me parametra “0” drejt klubit anglez.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"