Strakosha pas humbjes me Napolin: Mos e bëni tragjedi, edhe Juventusi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2018 | 11:45

Strakosha pas humbjes me Napolin: Mos e bëni tragjedi, edhe Juventusi…

Thomas Strakosha e ka nisur sezonin si titullar në ndjeshjen kundër Napolit. Lacio e humbi takimin edhe pse shënoi e para me të zakonshmin Imobile. Përballë tij, portieri i kombëtares kishte Hysajn.

Thomas+Strakosha+Italy+v+Albania+FIFA+2018+DKldZKJz9lsl

Megjithatë Strakosha nuk e bën dramë këtë humbje të parë dhe mendon se ekipi do të përmirësohet. “ Ne dominuam për 30 minuta në pjesën e parë, por pastaj u ndjemë të lodhur. Napoli u rrit falë cilësive që ka në ekip dhe na shënoi. Goli i tyre në pjesën e dytë na preu këmbët. E kërkuam një gol por nuk erdhi. Megjithatë, nuk duhet të kërkojmë alibi, por as ta kthejmë në tragjedi, pasi është vetëm java e parë. Të shtunën na pret Juventusi. Me të gjitha ekipet mund të fitosh dhe të humbasesh. Edhe Juventusi nuk do të jetë në maksimum, si të gjithë ekipet e tjera. Nuk duhet të mendojmë për të kaluarën”, u shpreh portieri i kombëtares sonë për mediat italiane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"