Strakosha ngre zërin: Më ka ardhur në majë të hundës duke pësuar gol çdo ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2017 | 12:14

Strakosha ngre zërin: Më ka ardhur në majë të hundës duke pësuar gol çdo ndeshje

Lacio është duke korrur suksese në Europë dhe në Serinë A. Secili prej futbollistëve që marrin besimin e trajnerit Simeone Inzagi, ka arritur t’ia shpërblejë atij apo edhe drejtuesve të bardhekaltërve. Pjesë e suksesit të skuadrës kryeqytetase është edhe portieri Shqiptar, Thomas Strakosha. Në një intervistë të dhënë për mediat italiane përpara ndeshjes së fundit në Europa Ligë kundër Nicës, shqiptari “ka ngritur zërin”.

tomas strakosha

“Më ka ardhur në majë të hundës (u lodha) duke pësuar gol çdo ndeshje. Synimi primar për ne do të jetë që në çdo ndeshje të evitojmë pësimin e golave”, është shprehur fillimisht Strakosha për “Lazio Style Channel”. Në fjalën e tij, gardiani kuqezi ka vënë theksin te forca e ekipit në sulm. “Nëse e bëjmë diçka të tillë, kam besim se mund të triumfojmë në çdo ndeshje”, ka deklaruar gardiani i Kombëtares dhe i Lacios. Kjo e fundit ka siguruar kualifikimin në fazën pas grupeve në Europa Ligë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"