Strakosha lë pas të gjithë lojtarët e Kombëtares, shikoni sa do të fitojë me kontratën e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2020 | 0:14

Strakosha lë pas të gjithë lojtarët e Kombëtares, shikoni sa do të fitojë me kontratën e re

Tomas Strakosha është një nga lojtarët më të mirë te Lacio këtë sezon, ku i ka dhënë shumë pikë skuadrës falë pritjeve të tij vendimtare. strakosha

Pikërisht për këtë arsye klubi ka vendosur t’i rinovojë kontratën portierit kuqezi, duke i rritur edhe rrogën.

Sipas mediave italiane, Strakosha do të rinovojë kontratën e tij deri në vitin 2025, ku do të ketë një dyfishim të rrogës. Momentalisht gardiani merr 1 milionë euro në sezon, teksa me kontratën e re, do të përfitojë 2 milionë euro në sezon.

Në këtë mënyrë, Strakosha do të bëhet lojtari që paguhet më shumë nga futbollistët e Kombëtares, duke lënë pas gjithë të tjerët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"