Strakosha-Lacio, situata komplikohet. Tani menaxheri i portierit kërkon takim me klubin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2021 | 23:53

Strakosha-Lacio, situata komplikohet. Tani menaxheri i portierit kërkon takim me klubin

Situata e Thomas Strakoshës te Lacio bëhet më e komplikuar. Sipas mediave italiane, trajneri Mauricio Sarri ka vendosur që t’i besojë Pepe Reina si titullar të paktën në startin e sezonit dhe kjo për Strakoshën sigurisht që nuk është diçka e mirë.

reina-e-strakosha

Në një situatë të tillë, portieri i përfaqësues shqiptare kërkon sqarime nga klubi, meqë është në vitin e fundit të kontratës. Raportohet se menaxheri i tij, Kastanja, ka kërkuar një takim për të diskutuar se cila do të jetë e ardhmja e portierit të kuqezinjve, i cili në qershorin e ardhshëm mund të largohet me parametër zero.

Situata tashmë është e qartë. Lacio duhet të rinovojë kontratën të paktën me kushte ekonomike më të favorshme për portierin. Ose të bëhet gati që t’i japë lamtumirën falas në vitin e ardhshëm një lojtari tek i cili ka investuar disa vite duke e bërë një objektiv merkatoje për shumë klube të tjera që me siguri do ta kontaktojnë menjëherë sapo ai të dalë lojtar i lirë.

PANORAMASPORT.Al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"