Strakosha kërkoi rritje page? Blof në Itali me kërkesën e shqiptarit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2018 | 20:12

Strakosha kërkoi rritje page? Blof në Itali me kërkesën e shqiptarit…

Lajmi që ka qarkulluar sot në mediat italiane se Lotito i ka mbyllur dyert Thoma Strakoshës për rinovimin e kontratës me pagë më të lartë, ka revoltuar disi portierin e Kombëtares tonë dhe menaxherin e tij, Foton. Burime pranë familjes së portierit të Kombëtares shqiptare kanë konfirmuar se nuk ka pasur asnjë tentativë bisedimesh me presidentin e lacios së fundit.

Foto dhe Thomas Strakosha

Arsyeja është fare e thjeshtë: Strakosha ka rinovuar kontratën 7 muaj më parë me Lacion. Nuk ka arsye logjike dhe gjithashtu në planin njerëzor është e tepëruar që pas shtatë muajsh të trokasësh në dyert e një klubi dhe të kërkosh sërish rritje page.

Babai i futbollistit nuk ka dashur të bëjë replikë publike me mediat italiane që e kanë transmetuar lajmin. Ai thjesht ka konfirmuar për “Panorama Sport” se Strakosha ka rinovuar kontratën shtatë muaj më parë dhe nuk ka pasur asnjë tentativë nga lojtari apo ai vetë për të kërkuar rritje page. Ndërkaq, nëse lexon artikullin në të përditshmen italiane “Il Messaggero”, kupton se ka qenë Luis Alberto lojtari që ka kërkuar së fundmi rritje page.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"