Strakosha kapërcen dëmtimin, Inzagi: Derbi s’luhet, por fitohet

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 26, 2020 | 11:45

Bota Legjionaret Seria A Të fundit

Strakosha kapërcen dëmtimin, Inzagi: Derbi s’luhet, por fitohet

Simone Inzagi pas eliminimit nga Kupa e Italisë, kërkon menjëherë reagim për të vijuar, të paktën në kampionat, rrugëtimin prej 12 fitoresh radhazi.Inzagi

Derbin e sotëm trajneri lacial e ka konsideruar si të parën nga 19 finalet që e presin skuadrën e tij deri në fund të sezonit. “Kam 21 vjet që e përjetoj derbin e Romës dhe pa dyshim është një sfidë që i emocionon të gjithë, që nga gazetarët, te tifozët. Ne duhet të kemi kujdes që të mos biem pre e emocioneve dhe të ruajmë kthjelltësinë përgjatë 90 minutave.

E dimë çfarë përfaqëson kjo ndeshje dhe duam të reagojmë pas asaj që ndodhi të martën kundër Napolit. Mund të kem luajtur mbi 50 përballje të tilla, po derbi mbetet një ndeshje e veçantë, por më shumë sesa ta luajmë, ne duhet ta fitojmë”, tha Simone Inzagi në konferencën e djeshme për shtyp.Lacio fitorja dramatike

STATISTIKAT – Në fazën e parë, ndërqytetësja romane përfundoi 1-1. Hera e fundit që Lacio përballonte dy derbet e kampionatit pa humbje ka ndodhur në sezonin 2012-‘13 dhe asokohe ekipi drejtohej nga Vladimir Petkoviç. Nga ana e saj, Roma vjen nga dy humbje radhazi në shtëpi, teksa hera e fundit që e ka kaluar këtë shifër ka qenë në vitin 2005, kur humbnin plot katër ndeshje radhazi në “Olimpico”.

Derbi do të jetë edhe një sfidë në nivel statistikash. Roma, me 164 topa të luajtur në zonë, renditet pas Atalantës mes ekipeve që e praktikojnë më shumë këtë mënyrë loje. Krejt e kundërta me ekipin e Simone Inzagit që gjatë gjithë kampionatit të sivjetshëm nuk e ka prekur më shumë se 44 herë sferën në zonën e rreptësisë së Strakoshës. Teksa Imobile lufton për “Këpucën e Artë”, Edin Xheko, duke shënuar sot, mund të arrijë vendin e tetë në renditjen e golashënuesve verdhekuq të të gjitha kohërave.
strakosha

STRAKOSHA GATI – Vëmendja në stërvitjen e djeshme në kampin lacial ka qenë e gjitha për Thomas Strakoshën. Portieri kishte marrë një goditje në bryll të martën ndaj Napolit, e megjithëse pa alarme, gjendja e tij ishte delikate. Përgjigjet në provën gjenerale para derbit kanë qenë optimale nga ana e shqiptarit i cili duhet të jetë rregullisht në portë sot në mbrëmje. Së bashku me gardianin, në dispozicion të Inzagit janë edhe Korrea me Luis Alberton, dy elementë që gjithashtu kishin ngjallur shqetësim me gjendjen e tyre fizike në ditët e kaluara.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com