Strakosha i pezmatuar: Shokët kishin nevojë për mua, por nuk i ndihmova. Sa keq që ndodhi me Shqipërinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2019 | 0:05

Strakosha i pezmatuar: Shokët kishin nevojë për mua, por nuk i ndihmova. Sa keq që ndodhi me Shqipërinë

Portieri i Kombëtares, Thomas Strakosha, u shpreh shumë i zhgënjyer për gabimin që bëri në minutat e fundit ndaj Turqisë, por për “Supersport” shpreson te kthimi i rezultateve në ndeshjen e radhës.

strakosha

Jeni i mërzitur, por nuk ishte mbrëmja që ëndërroje…

Nuk e ëndërroja fare. Ekipi ka luajtur mirë. Kishin nevojë për mua në fund, nuk e ndihmova. I mërzitur shumë, por shpresoj t’ia dalim në ndeshjen e radhës.

Çfarë të thanë shokët?

Erdhën dhe më folën mirë të gjithë. Jemi një ekip. Tani unë jam 24 vjeç, dhe kam më shumë ekspriencë. Nuk duhen bërë këto gabime. Mund të jetë gabimi i parë i fortë, por më vjen keq që ndodhi me Kombëtaren. Fola me Foton, e di dhe ai që gabova. Edhe babit i ka ndodhur, por duhet të shohim përpara.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"