Strakosha flet si lider: Steaua nuk shënon, jemi gati t’i përmbysim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2018 | 11:20

Strakosha flet si lider: Steaua nuk shënon, jemi gati t’i përmbysim

Thomas Strakosha vazhdon të zërë një vend gjithnjë dhe më të madh brenda projektit Lacio.

Nga ana e tyre, edhe drejtuesit e Lacios kanë filluar t’i japin portierit besimin e duhur, për t’i treguar se tashmë është kthyer në një të pazëvendësueshëm dhe sinjali më i qartë vjen sot nga vendimi më i fundit i klubit.

strakosha

Dje, portieri shqiptar është zgjedhur për të qenë në krah të trajnerit Simone Inzagi në konferencën për shtyp që paraprin takimet e Ligës së Europës.

“Gardiani” është kthyer në një figurë kyçe të këtij cikli ambicioz të Lacios, i cili po afirmon klubin mes më të mirëve në Itali dhe me synime të qarta edhe në Europë. Lacio është mundur 1-0 në takimin e parë ndaj Steauas, ndërsa luan sot, në ora 19:00, ndeshjen e kthimit në Romë.

DWlxeJFVwAAgSNg

Pikërisht në kuadër të kësaj sfide, Strakosha, i pyetur mbi përjetimin e tij të sfidës, ka deklaruar: “Personalisht jam shumë i qetë, ashtu siç janë edhe të gjithë shokët e mi të skuadrës. Jam i bindur që jemi një ekip i fortë, ndaj duhet të jemi të përqendruar, në mënyrë që të japim 100 për qind në fushë, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të eliminojmë rivalët tanë”.

DWk-NEDU0AADaNO

Lacio është një ekip i konsoliduar dhe më përvojë, por Strakosha në fjalën e tij nuk mohoi se brenda skuadrës ka pak presion mbi sfidën dhe rezultatin.

Presionin më të madh e ka portieri, me 22-vjeçarin që shpjegoi: “Kam pak më shumë trysni pasi nuk duhet të pësoj gol. Tek të gjithë ne ka shumë dëshirë për të përmbysur rezultatin e takimit të parë pa harruar edhe humbjet e shumta të kohës që rivalët tanë shkaktuan, pasi shënuan golin e avantazhit që, në fund, u dha edhe fitoren”.

strakosha-1-696x387

Gardiani lacial kërkon patjetër turin tjetër, madje ëndrra e tij është trofeu final. Strakosha, krenar për skuadrën, nuk fshihet duke rrëfyer se: “Ne portierët stërvitemi gjithmonë për të mos pësuar. Nervozizmi është pjesë e zanatit, por ndaj Steauas duhet të japim maksimumin duke hedhur në fushë të gjithë cilësitë tona. Me grintën e duhur mund të përmbysim rezultatin. Të gjithë duam të shkojmë deri në fund të kompeticionit dhe do të ishte bukur ta fitonim”.

tg

Në fund të fjalës së Strakoshës, një vend e zuri edhe largimi i Stefan De Vrij në fund të sezonit. Lidhur me mbrojtësin holandez, Strakosha mbylli konferencën duke sqaruar se: “Na vjen keq që do të largohet, por ashtu si jeta, edhe futbolli është i tillë. Me aq sa e njoh, jam i bindur se do të japë maksimumin për sa kohë do të qëndrojë në Romë dhe të gjithë ne jemi të lumtur që do ta kemi me ne në këto muaj të fundit. Lacio ka shumë futbollistë të fortë. Ai do të largohet, por në skuadër kemi të tjerë lojtarë po aq cilësorë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"