Strakosha: Ëndrra u bë realitet, por tani me Imobilen te Lacio…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2017 | 23:39

Strakosha: Ëndrra u bë realitet, por tani me Imobilen te Lacio…

Thomas Strakosha ka luajtur sot ndeshjen e tij të parë me fanellën e Kombëtares shqiptare por ka pranuar se përveç emocioneve të veçanta, kishte pësuar edhe zhgënjim për këtë rezultat negativ ndaj Italisë.

strakosha

“Ishin emocione shumë të bukura, një ëndërr që u bë realitet. Por rezultati ishte zhgënjyes dhe nuk më vjen mirë, humbëm 2-0 dhe tani kemi shumë pak shanse të kualifikohemi. Ndoshta mund të bënim më mirë po çfarë ndodhi, ndodhi. Të shohim ndeshjen tjetër dhe të jemi më të përqendruar se janë disa gabime që nuk duhet t’i bëjmë në ndeshjen tjetër”, tha portieri debutues në “SuperSport”.

Ai u shpreh se nuk kishte pasur probleme te goli i dytë, duke hequr dyshimet për pozicion jashtë loje të sulmuesve kundërshtarë.

“E pashë mirë topin, nuk e pashë farë Belotin, pashë vetëm Çiron që kërceu dhe nuk e arrija dot topin. Biseda me Imobilen te Lacio pas ndeshjes? Unë u munda dhe ai është fitues, ndaj do të jetë pak i rëndë me mua”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"