Strakosha bën “spektatorin” në fitore, Imobile dopietë, Lacio parakalon Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2018 | 9:49

Strakosha bën “spektatorin” në fitore, Imobile dopietë, Lacio parakalon Interin

Lacio tërheq ofertën për rinovim të bërë Stefanit për arsye që do t’i themi në një moment tjetër”. Pak minuta përpara vërshëllimës së nisjes së Lacio-Verona, drejtori sportiv i bardhekaltërve Igli Tare u ka dhënë një “sinjal” pretendentëve për De Vrij, por nuk “zbulon” akorde me klube të tjera. “Është sjellë si profesionist, – shpjegoi Tare për ‘Mediaset Premium’. – E falënderojmë, por, në fund të sezonit, rrugët tona do të ndahen”. Le të nisë “gjahu”!

Soccer: Serie A; Lazio-Hellas Verona

VENDOS ÇIRO

Sfida e mbrëmjes së djeshme mes Lacios e Veronës mbylli edhe javën e 25-të të Serisë A. Lacio e nis takimin duke luajtur në mënyrë konstante në metrat e fundit të gjysmëfushës kundërshtare dhe krijon menjëherë dy raste të pastra për të kaluar në avantazh me Imobilen mes minutës së 7-të dhe 11-të, ndërsa Verona “e pafuqishme” mbyllet në zonë dhe tenton kundërsulmin.

Janë vazhdimisht kryeqytetasit që rrezikojnë: fillimisht Marusiç godet keq, pavarësisht se në pozicion të favorshëm; dhe, në një nga shanset më të pastra, Luis Alberto (33′) “gjen” traversën. Në pjesën e parë “flasin” vetëm bardhekaltrit, që u besojnë shpesh edhe goditjeve nga jashtë zone. Verona nuk shfaqet asnjëherë e rrezikshme.

920867100

Me daljen nga dhomat e zhveshjes, Lacio hidhet sërish e tëra në sulm në kërkim të fitores (pas 3 humbjeve radhazi në Serinë A) dhe ndeshjen e vendos Çiro në 5 minuta (55′ dhe 60′). Bomberi lacial shënon dy herë: të parin pas asistit të Luis Albertos; të dytin duke i “vjedhur” kohën portierit Nikolas, pas goditjes së Luliç. Imobile rikthehet te goli (22 totali), Lacio te fitorja dhe rimerr vendin e katërt në disfavor të Interit.

STRAKOSHA, NOTA

6 Për të mos e lënë pa notë… Shqiptari vështron shokët e skuadrës si “spektator”, teksa dominojnë Veronën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"