Stoli më i dobët në Serinë A, Milan asnjë gol nga zëvendësuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2017 | 11:06

Stoli më i dobët në Serinë A, Milan asnjë gol nga zëvendësuesit

Në ekonominë e një sezoni zëvendësuesit janë një pjesë shumë e rëndësishme. Në gara me rezultate të bllokuara, trajnerët shpesh shohin nga stoli për të gjetur zgjidhjen e duhur. Teksa ekipe si Napoli apo Juventusi bëjnë ligjin, duket se në këtë aspekt nuk vuajnë as ekipe të ashtuquajtura të vogla si Atalanta apo Spali.

Milan

Sikur të mos mjaftonin problemet me humbjet e fundit në kampionat apo me shterpësinë e sulmuesve kuqezi, Milani diagnostikohet me një tjetër “sëmundje”: lojtarët e stolit nuk japin kontribut. Në këto shtatë javë të para, askush nga futbollistët që Vinçenco Montela ka hedhur në fushë si zëvendësues nuk ka shënuar.

Montela

Asnjë goditje në portë, asnjë gol. Edhe ai ndaj Lacios erdhi në mënyrë aksidentale pas përplasjes së rastësishme të topit në dy lojtarë përpara se të përfundonte në këmbët e Montolivos.

KRONIKA – Është e vërtetë që statistikat në futboll kanë një peshë relative. Milani ka shumë probleme dhe, nëse ka munguar goli i të ardhurve nga stoli, sulmuesit kanë punuar mirë, të paktën deri dy javë më parë. Ai që vuan pasojat është Montela, i cili nuk po gjen dot një zgjidhje efikase, me kuqezinjtë që nuk dinë as të përmbysin.

AC Milan v Real Betis Balompè - Pre-Season Friendly

Kur “Djalli” pëson, vështirë se ngre kokë, por nëse ndihma nuk vjen nga ata në fushë, duhet të paktën që kush vjen nga stoli të japë një sinjal. Zero gola janë një tregues negativ në këtë aspekt, sidomos kur mendon se dy gola i ka shënuar 17-vjeçari i Xhenoas, Pelegri: i ardhur nga stoli.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"