Stoli i tij në lojë, trajneri i PSG-së “fajëson” Mbapenë: Kemi 6 pikë sepse ai s’ka shënuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 15:01

Stoli i tij në lojë, trajneri i PSG-së “fajëson” Mbapenë: Kemi 6 pikë sepse ai s’ka shënuar

Trajneri  i PSG-së Tomas Tuhel vendos shumë për të ardhmen e stolit të tij sot në “Old Trafford. “Kjo ndeshje është si një finale për ne. Ne nuk jemi këtu për të gjetur justifikime. Duhet të tregojmë gjërat më të mira për të fituar. Është e mundur, pavarësisht se është një sfidë e madhe”, tha trajneri i PSG-së.
Tuhel
Mbape ka gati një vit që nuk shënon në Champions dhe tekniku gjerman fajëson edhe formën e talentit të tij përpara porte për krizën: “Kam dëgjuar për këtë statistikë vetëm një orë më parë. Do të jetë një shans i mirë për t’i dhënë fund kësaj periudhe. Kjo mund të jetë një nga arsyet përse kemi vetëm 6 pikë. Nuk mund ta shpjegoj, sepse Mbape e ka cilësinë, personalitetin dhe përvojën për të qenë vendimtar”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"