Stoli i Partizanit, ish-trajneri i Shpresave i shtohet listës së kandidatëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2018 | 22:11

Stoli i Partizanit, ish-trajneri i Shpresave i shtohet listës së kandidatëve

Partizani i sezonit të ri mbetet ende i pazbuluar, pasi skuadra vijon pushimet që pas ndeshjes së fundit të edicionit të kaluar, ku më 23 maj u mundën 1-0 nga Kamza në “Selman Stërmasi”. Gjatë këtyre ditëve, gjithçka ndodh në kampin e kuq bazohet në kuadrin e zërave.

Skender-Gega-konference-shtypi-majtas

Madje, edhe ato janë të pakët, pasi drejtuesit kanë vendosur të jenë sa më hermetikë, për vetë situatën e turbullt ku ndodhen. Gjithçka varet nga vendimi që do të merret për Skënderbeun, do të luajë apo jo në Europë. Çështja e trajnerit mbetet pika nga do të nisë sezoni i ri i Partizanit. Në edicionin e shkuar skuadra u drejtua nga tre trajnerë dhe Klevis Dalipi ishte i fundit që e mbylli kampionatit dhe praktikisht konsiderohet ende në detyrë.

skende gega

Por, prej kohësh përfliten disa alternativa për “kullën” drejtuese të Partizanit. Listës së kandidatëve për trajner, së fundmi, i është shtuar edhe emri i një ish-lojtari. Skënder Gega është kandidati më i ri që ka dalë në skenë për të qenë trajner i Partizanit, një emër i cili është lakuar edhe më herët si një kandidat i mundshëm.

Por, nëse në të shkuarën kishte ndonjë pengesë, mësohet se tani rruga është e hapur që Gega të kthehet në familje. Tropojani e njeh realitetin, pasi si dashamirës i Partizanit ka ndjekur nga afër disa ndeshje të skuadrës në sezonin e fundit.

Kur është pyetur më herët për të marrë drejtimin e skuadrës, Gega është shprehur se ndaj Partizanit e ndien si obligim, pasi fanella e kuqe e rriti si futbollist dhe e promovoi në arenën ndërkombëtare. Skënder Gega njihet si një personazh me karakter “të hekurt”, i cili mbase mund t’i bënte punë një skuadre si Partizani, që ka shfaqur shumë probleme në sezonin e fundit.

Gega

54-vjeçari ka një karrierë si trajner më shumë në rang kombëtaresh dhe në Superiore nuk ka drejtuar asnjë ekip. Partizani e promovoi tropojanin si lojtar, mbase është radha që të njëjtën gjë ta bëjë edhe si trajner në elitën e futbollit shqiptar. Çdo ditë që kalon po e zgjat sagën e përcaktimit të trajnerit të Partizanit të sezonit të ri.

ILIR CARA

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"