Stoli i boshatisur, Laçi përgatitet për 6 përforcime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 30, 2019 | 14:30

Stoli i boshatisur, Laçi përgatitet për 6 përforcime

Ecuria e Laçit në pjesën e parë të sezonit është shoqëruar me uljengritje, gjë e cila është diktuar edhe nga transformimi që pësoi ekipi në merkaton e verës.

shehu laci

Në këtë periudhë klubi afroi shumë lojtarë, por një pjesë e mirë e tyre nuk bindën dhe firot nisën rrugës. Deri në përfundim të javës së 17-të të Superiores, nga kurbinasit janë larguar 7 lojtarë. Në javët e fundit trajneri Armando Cungu pati vështirësi në mbushjen e stolit, ku për të plotësuar radhët u afruan lojtarë nga të rinjtë.

Ndaj, për të plotësuar boshllëqet e krijuara, drejtuesit parashikohet që të bëjnë rreth 6 afrime në merkaton e dimrit, të cilat janë piketuar me kohë.

Zyrtarizimet pritet të bëhen në fillim të janarit, kur nis edhe minifaza përgatitore dimërore. Drejtuesit laçianë e kanë treguar veten se dinë të bëjnë goditje të zgjuara, siç është rasti i fundit me afrimin e sulmuesit Kirjan Nuabueze.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"