Stojkov: Goli për gruan, urim për 8 Marsin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2015 | 14:38

Stojkov: Goli për gruan, urim për 8 Marsin

stojkovAco Stojkov i dha fitoren Skënderbeut me golin e shënuar në minutën e 51-të, por po në atë moment ai u dëmtua dhe nuk dihet ende se sa mund të mungojë. I kontaktuar më pas nga “Panorama Sport”, sulmuesi maqedonas foli si për golin edhe për dëmtimin. “Nuk e di sa ditë do më duhet të qëndroj larg fushave për shkak të dëmtimit.

Nesër (sot) do më duhet të bëj një rezonancë për të parë shkallën e dëmtimit. Sa i përket golit, jam shumë i lumtur që shënova pikërisht sot (dje) në ditën e 8 Marsit, ndaj ai është urimi më i mirë për bashkëshorten time.

Më erdhi shumë mirë që ky gol i dha edhe kryesimin skuadrës, pasi Skënderbeu e ka vendin pikërisht aty, në krye të kampionatit. Besoj dhe uroj që të qëndrojmë aty deri në fund të sezonit, pasi e meritojmë që ta fitojmë titullin kampion. Një gjë të tillë e vërejtëm edhe sot (dje) në një ndeshje të vështirë në transfertë ndaj një kundërshtari shumë të fortë si Flamurtari”, ka thënë Stojkov.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"