Stoiçkov “shuplakë” Ronaldos: Unë intervistoj vetëm më të mirët…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2020 | 0:04

Stoiçkov “shuplakë” Ronaldos: Unë intervistoj vetëm më të mirët…

 Hristo Stoiçkov, legjenda e futbollit bullgar dhe ish-sulmues i Barcelonës, në një intervistë për “Mundo Deportivo”, ka folur edhe për Kristiano Ronaldon, më saktë i ka dhënë një shuplakë portugezit, i cili nuk dihet nëse do i kundërpërgjigjet ose jo.

hristo-stoichkov-thumb

Ish-futbollisti, që tashmë ushtron profesionin e analistit dhe të gazetarit për disa televizione sportive, ka “goditur”: “Nuk do ta intervistoj kurrë Kristiano Ronaldon edhe sikur të rrezikoj vendin e punës. Unë nuk kërkoj tituj të thjeshtë, kërkoj të flas për futbollin dhe për këtë arsye zgjedh futbollistë nga të cilët të di të nxjerr anektoda ose mësime për brezat më të ri.

Unë intervistoj vetëm më të mirët… Deri më sot, intervistat më të mira kanë qenë ato që kam bërë brenda familjes sime, Barcelonës, dhe ato që kam bërë me Lionel Mesin. Dhe jam i bindur kur them se nuk do të ketë më asnjë tjetër në botë si Mesi”, theksoi Stoiçkov.

Jeton Stamolla – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"