Stof i ri dhe organizim perfekt, tifozët e ekipit të Kategorisë së Parë nuk e diskutojnë ngjitjen në elitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2020 | 20:23

Stof i ri dhe organizim perfekt, tifozët e ekipit të Kategorisë së Parë nuk e diskutojnë ngjitjen në elitë

Tek Egnatia po e presin me qetësi nisjen e sezonit të ri, pasi në kampin rrogozhinas gjithçka ka ecur me ritmet e duhura muajt e fundit. Nga ana tjetër, tifozët asnjëherë s’janë shkëputur nga skuadra e zemrës, duke e ndjekur kudo atë, edhe në fusha të tjera ku janë luajtur ndeshjet miqësore. Ata mezi presin që Egnatia të nisë rrugën drejt ngjitjes në Superiore.
egnatia
Ekipi i futbollit, me ndryshimet rrënjësore që janë bërë, është bërë tema e ditës në qytetin e Rrogozhinës, ku flitet me superlativa për afrimet që kanë bërë drejtuesit e rinj. Optimizmi për elitën në radhët e tifozëve është shumë i madh edhe pse në Grupin B ka skuadra me shumë emër dhe traditë në futbollin shqiptar, si Besa, Flamurtari, Tomori, Elbasani e të tjerë. Fusha do të tregojë gjithçka me saktësi, megjithatë, kjo Egnatia ka një tjetër stof dhe një organizim thuajse perfekt. Grupi i lojtarëve është nga më të mirët e Kategorisë së Parë për të dy grupet e saj, me shumë emra me përvojë.

ALDO BUZI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"