Stivi Frashëri i vuri duart në fyt, rrëfehet Todorovski: Ja e vërteta e përplasjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2020 | 10:14

Stivi Frashëri i vuri duart në fyt, rrëfehet Todorovski: Ja e vërteta e përplasjes

Mbrojtësi i djathtë i Teutës, Balgoja Todorvski, në intervistën e dhënë për “në kryeqytet Panorama Sport” pas fitores ndaj Partizanit, u shpreh i lumtur për suksesin që arriti skuadra. Mbrojtësi maqedonas kërkon që tani ekipi të ruaj vazhdimësinë dhe fazën e tretë ta kompletojnë edhe me dy fitore të tjera.

bandicam-2020-03-04-17-10-29-295

Ai analizon sfidën e radhës ndaj Flamurtarit dhe tregon objektivin që duhet realizuar. Në fund, sqaron momentin e përplasjes me shokun e ekipit, portierin Stivi Frashëri.

 Në mesjavë Teuta theu kampionët në fuqi, Partizanin. Si ndiheni si ekip pas këtij suksesi në transfertë?

Ne luajmë gjithmonë për të fituar, pavarësisht kundërshtarit. Partizani është një skuadër shumë e mirë, por ne kemi zhvilluar lojëra të mira, pavarësisht se nuk kemi pasur edhe fatin me vete. Ndaj, nuk është çudi edhe ndalesa e Partizanit. Teuta motivohet në çdo takim me këdo skuadër dhe nuk ka nevojë që ne si lojtarë të motivohemi më shumë.

Çfarë mendoni se shkoi mirë në skuadrën tuaj në fitoren me Partizanin? 

Mendoj se ne i kemi goditur në momentin më të mirë tonin dhe nuk e humbëm lehtë përqendrimin. Me skuadra të tilla si Partizani, gabimet janë të ndaluara. Ndërsa më pas, i kemi imponuar lojën  tonë në gjithë pjesën e dytë, ku kemi pasur kujdes. Fakti që shumë lojtarë kanë pasur probleme me dëmtimet dhe virozat, patën ndikimin e tyre.

Takimi i së dielës ju vë përballë me vendin e fundit, i druheni një nënvlerësimi të skuadrës? 

Jo. Asnjë nënvlerësimi ndaj Flamurtarit. Pavarësisht gjendjes ku ndodhen, ata duhen respektuar. Nëse nënvlerësojmë këto ndeshje, atëherë s’ka asnjë vlerë fitorja ndaj Partizanit. Teuta do të futet në fushë e mobilizuar për të marrë tri pikët, përpos kundërshtarit.

Futbolli ka dhe befasi, kjo është e provuar. Ndeshja ndaj Flamurtarit mund të jetë përcaktuese. Ç’mendim keni për këtë takim?

Befasi nuk mund të ketë në një ndeshje të tillë, pasi ne luajmë në fushën tonë, para publikut tonë. Befasinë Flamurtari mund ta bëjë vetëm po ta gjejë Teutën në gjumë, por ekipi ynë nuk fle, mendon vazhdimisht për fitore.

 Sa pikë parashikoni se do të marrë Teuta në dy javët në vazhdim, ndaj Flamurtarit dhe Laçit?

Fillimisht mendojmë vetëm Flamurtarin, pasi kjo është ndeshja e radhës, më pas për Laçin. Presim maksimumin me Flamurtarin, fitoren. Pastaj do të përqendrohemi për Laçin në transfertë, ku do të ishte perfekte ta mbyllnin sa më mirë këtë fazë.

Me dy javët në vazhdim mbyllet faza e tretë, ku synon të shkojë Teuta në renditjen pas javës së 27-të?

Të marrim maksimumin e mundshëm në dy ndeshjet e fundit që na kanë mbetur për këtë fazë. Natyrisht, një ekip kërkon të marrë pikët maksimale në çdo ndeshje. Në renditje, do të doja që pas këtyre dy ndeshjeve të ishim disi më të qetë dhe të larguar nga ekipet që na ndjekin për Europën.

Çfarë veçoni nga Kategoria Superiore në këtë sezon?

Mendoj së është një kampionat shumë i fortë, si në krye të tabelës, ashtu edhe në fundin e saj. Mund të fitosh kudo dhe në çdo fushë, por edhe mund të humbasësh ndaj çdo kundërshtari, sepse ky kampionat është shumë i fortë. Besoj se deri në fund, dilemat mbeten për t’u zgjidhur, sepse gara është shumë e fortë për objektivat që kanë skuadrat.

TODOROVSKI FRASHERI

Gjatë ndeshjes me Partizanin keni pasur një përplasje me shokun e ekipit, portierin Stivi Frashëri.  Çfarë ndodhi midis jush?

Ishte një moment keqkuptimi mes meje dhe Stivit, por gjithçka u sqaruar në pushim të pjesës së parë. Ne jemi miq të mirë dhe çdo gjë është sqaruar, ndaj nuk kam çfarë të shtoj më shumë për këtë pjesë.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"