Stiven Zhang tremb Inzagin, udhëzon shitjen e një lojtari “big”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2022 | 8:44

Stiven Zhang tremb Inzagin, udhëzon shitjen e një lojtari “big”

Në përfundim të sezonit që lamë pas, Stiven Zhang ka qenë shumë i qartë me direktivat e tij ndaj drejtuesve duke përcaktuar shkurtimin e rrogave dhe një plusvalencë prej minimalisht 60 milionë eurosh nga merkatoja si shtyllat kryesore të planit financiar.

INZAGI ZHANG 2

Duke ditur këtë, Marota dhe kolegët e tij kanë tentuar gjithmonë të mbajnë një nivel të caktuar rrogash, por ende mungon plusvalenca e merkatos dhe tani situatën e ka marrë në dorë presidenti Zhang, i cili duke marrë parasysh edhe paratë që nuk po vijnë nga sponsori, u ka komunikuar të tijve se do të ketë patjetër nevojë për shitjen e një lojtari të rëndësishëm, sipas “Corriere dello Sport”. Kështu hijet e dyshimit janë ngritur mbi të gjithë për Milan Shkriniarin e Denzel Dumfrisin, me PSG-në e Çelsin që po i ndjekin respektivisht prej kohësh.

Francezët janë ndalur në 60 milionë euro për sllovakun, ndërkohë që blutë e Londrës nuk kanë mbërritur asnjëherë ofertën prej 40 milionë eurosh që zikaltrit presin për holandezin. Kushtet e vështira ekonomike të Interit ama nuk janë sekret dhe klubet europiane janë gati të përfitojnë, me Zhangun e vetëdijshëm se me një shitje të tillë në nisje të sezonit, mund t’i shkaktojë dëme të mëdha Inzagit dhe Interit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"