Stevan Jovetiç pranë rikthimit në “shtëpi”, sulmuesi ndiqet nga skuadra e Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2021 | 13:39

Stevan Jovetiç pranë rikthimit në “shtëpi”, sulmuesi ndiqet nga skuadra e Serisë A

Fiorentina po përgatitet të rikthejë në shtëpi, Stevan Jovetiç për të cilin pati edhe një tratativë në merkaton e muajit janar.

JOVETIC

Sipas medias iberike “TofoFichajes.com”, drejtuesit e klubit vjollcë janë të gatshëm të rikthejnë përsëri sulmuesin malazez i cili me klubin e Monakos është në skadencë në muajin qershor.

Sulmuesi 31-vjeçar ka qenë pjesë e skuadrës nga Firence gjatë viteve 2008 deri në vitin 2013, ku më pas u transferua tek skuadra e Mançester Sitit.

Aktualisht Stevan Jovetiç me fanellën e skuadrës nga Principata është aktivizuar në këtë sezon në të gjitha kompeticionet në 23 ndeshje dhe ku ka arritur të shënojë 3 gola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"