“Stërvitjet mund të bëhen, ndeshjet të luhen pa tifozë”, Brataj: Fansat mund të kthehen në stadiume në muajin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2020 | 20:50

“Stërvitjet mund të bëhen, ndeshjet të luhen pa tifozë”, Brataj: Fansat mund të kthehen në stadiume në muajin…

Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj deklaron se tifozët mund të ndjekin ndeshjet në stadiumet shqiptare në muajin dhjetor.
brataj
Në një prononcim për emisionin “E Diell” në “Top Channel”, mjeku i njohur shtoi se sezoni mund të luhet deri në fund pa tifozë, ndërsa shtoi se duhet pritur rezultati i masave anti-koronavirus për të gjithë popullatën pas dy javësh. Brataj theksoi se duhet të firmoset një marrëveshje bashkëpunimi midis FSHF-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë për menaxhimin e stërvitjes dhe kontrollit të futbollistëve.

“Liberalizimi i lëvizjeve për qytetarët – Kjo situatë e përkohshme, nuk do të vazhdojë gjatë kështu. Nuk është pandemia  e parë që po kalon njerëzimi.  Do të bashkëjetojmë me këtë pandemi për një periudhë kohore. Duhet të shikohet në kohë se si kanë ecur masat. Duhet të shikohet numri i pacientëve. Nëse numri i pacientëve del jashtë kontrollit, nuk mund t’i lëmë njerëzit të dalin lirshëm. Kemi një numër të vogël pacientësh. Premisat janë shumë të mira. Pas dy javësh do të shohim dhe rezultatet e masave të mara. Por, shikoj që njerëzit nuk i respektojnë shumë masat.

Testet për sportistët – Nuk ka gjë që nuk bëhet po të respektohen rregullat. Institucionet duhet të komunikojnë,  duhet të vendoset një protokoll dhe pastaj të formalizohet me një marrëveshje,. Duhet të jemi të sigurtë për testime se personat që do të shkojnë aty nuk kanë probleme. Nuk e di sesa do të realizohet te Gjermania. Stërvitjet mundtë realizohen duke ruajtur distancat. Ndeshjet pa spektatorë mund të bëhen. Është një proçes dinamik. Kur ndodh një sëmundje virale, infektive. duhet të shikojmë imunizimin e popullsisë.

Ndeshjet në Shqipëri me tifozë në stadiume – Unë flas si profesionist. Mund të them një infeksion zgjat 100-150 ditë si gripi SARS-i dhe MERS-i. Po ta marrim Kinën, në 31 dhjetor u shënua rasti i parë, i bie që nga vera të plotësohet koha e virusit. Shpresojmë që nga fundi i vitit të kemi stadiume me tifozë”, përfundoi shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"