Stërvitje online, Bajerni bën revolucion. Ja zgjidhja e kampionëve në këtë situatë të jashtëzakonshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2020 | 17:43

Stërvitje online, Bajerni bën revolucion. Ja zgjidhja e kampionëve në këtë situatë të jashtëzakonshme

Teknologjia duket se i ka dhënë zgjidhje ndalesës së sezonit në shtëpinë e Bajernit të Mynihut në ditët që futbolli është ndërprerë. Stërvitja në grup është e ndaluar, kështu që edhe futbollistët e kampionëve të Gjermanisë janë detyruar që të qëndrojnë në shtëpi, duke ndjekur programet e specializuara që stafi ka përgatitur për ta.Leva

 

Situatës momentale, klubi i ka dhënë zgjidhje duke i pajisur futbollistët me pajisje stërvitore në shtëpi, ndërsa seancat stërvitore kryen online, e drejtuar nga përgjegjësit atletike që qëndrojnë në “Säbener Straße” dhe në të njëjtën kohë kanë përpara tyre rezultatet përmes aparaturave.

Edhe pse skuadrës i lejohet nën disa kushte që të marrë grupe të vogla me 4-5 lojtarë në qendrën stërvitore, stërvitja online ka dhënë rezultate shumë të mira dhe do vazhdohet të punohet në këtë mënyrë. Edhe trajneri Hansi Flik është shfaqur entuziast për këtë zgjidhje:

“Në orën 11 të së mërkurës kemi bërë ‘Cyber Training’ e parë, gjatë të cilës skuadra është stërvitur në distancë. Të gjithë kanë qenë të motivuar dhe kanë bërë mirë. I gjithë grupi ka qenë i pranishëm. Është e rëndësishme që të gjithë të lidhemi do ditë me njëri-tjetrin. Kam komunikuar as me disa nga lojtarët me video. Stafi ynë teknik ka planifikuar seanca stërvitore prej 75 ose 90 minutash”.

ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"