Stërvitje në vapë, Dalipi konsultohet me Bardhin në prag të sfidës me Lushnjën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2018 | 17:13

Stërvitje në vapë, Dalipi konsultohet me Bardhin në prag të sfidës me Lushnjën

Partizani ka nisur dje punën për Lushnjën, një kundërshtar që e ka prerë biletën për në Kategorinë e Parë. Seanca e djeshme është zhvilluar në mesditë, ku temperaturat e larta dhe terreni me bar sintetik kanë sjellë jo pak shqetësime për lojtarët. Vapa ka bërë që lojtarët të konsumonin më shumë ujë, si dhe freskoheshin për të vijuar punën. Për këtë takim, trajneri Dalipi nuk do ta ketë të plotë grupin.

dalipi

Gerhard Progni mungon për shkak të kartonëve, pasi ndaj Skënderbeut plotësoi numrin katër të të verdhëve. Gjithashtu, do të mungojë edhe Lukas Kardozo, i cili u dëmtua ndaj korçarëve dhe rrezikon që ta ketë mbyllur para kohe sezonin. Ndonëse situata nuk është pozitive, pasi ekipi vjen pas dy humbjeve radhazi, trajneri Dalipi ka kërkuar përkushtim dhe angazhim nga të gjithë. Madje, në disa momente ai ka ngritur zërin, duke i këshilluar lojtarët që të lënë fjalët, por të ishin aktivë në stërvitje.

Në fund të seancës, trajneri Dalipi është konsultuar për disa minuta me Bardhin në fushë, ku kanë diskutuar për përmirë- simin dhe efikasitetin e punës. Më pas, bisedimeve u janë bashkuar edhe Asani me Kotobellin, që ishin të fundit në fushë. Biseda ka qenë miqësore, por edhe këshilluese për të rritur efikasitetin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"