Stërvitje në Tiranë dhe miqësore të lehtë, zbulohet plani për Silvinjon në prag të duelit me Poloninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2023 | 20:21

Stërvitje në Tiranë dhe miqësore të lehtë, zbulohet plani për Silvinjon në prag të duelit me Poloninë

Teksa po i afrohemi edhe kohës së Kombëtares, një plan po përgatitet edhe për trajnerin e ri Silvinjo. Shqipëria pritet që të nisë fushatën kualifikuese të Europianit 2024 me dy ndryshime, ku në ndeshjen e parë do të përballet me Poloninë në transfertë më 27 mars. Grumbullimi i ekipit kombëtar do të nisë më datën 20 mars, një javë përpara ndeshjes dhe këtë herë stërvitja pritet që të mos zhvillohet në Durrës, aty ku akomodohen prej disa vitesh.

Shtepia e Futbollit

Me punimet që janë drejt fundit në Shtëpinë e Futbollit, aty ku ndodhen edhe zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit, ekipi përfaqësueses pritet që të rikthehet që të stërvitet në Tiranë pas shumë vitesh. Në kompleksin sportiv në FSHF, kanë mbetur edhe disa punime të vogla që pritet të mbyllen deri në muajin tjetër, kështu që mund të ndodhë edhe zhvendosja që këtë grumbullim.

PLANI PËR MIQËSOREN

Ndërsa Silvinjo ka nisur nga puna prej disa javësh duke ndjekur kuqezinjtë në ndeshjet me klubet respektive, FSHF po negocion për të përcaktuar një takim miqësor përpara Polonisë, duke i dhënë mundësinë trajnerit brazilian që të testojë në fushë lojtarët në një ndeshje kundër një përfaqësueseje, për të mos shkuar menjëherë në transfertën e Polonisë.

e

Por, nga ana tjetër kjo miqësore është me detyrim edhe nga UEFA dhe vlen për ekipet që janë në një grup me pesë skuadra dhe do të luajnë vetëm një ndeshje në muajin mars. Kështu nga burime pranë FSHF-së po negociohet enkas me një kombëtare modeste, ndeshje që do të luhet pak ditë para Polonisë. Për shkak të ngarkesës që mund të merret në fushë, është shmangur vetë lënia e një miqësoreje me një ekip luksi dhe të fortë, por edhe për shkak të lodhjes nga udhëtimi në Poloni sepse koha e pushimit duhet të jetë sa më e gjatë.

shtepia e futbollit 2

Ndërkohë po insistohet që kjo miqësore të zhvillohet me më shumë se gjashtë ndërrime, ku Silvinjo do të ketë luksin që të provojë të gjithë lojtarët, por deri tani ky ndryshim po negociohet. Emri i kombëtares që do të përballemi nuk është bërë ende i ditur, por do të publikohet në vazhdim nga vetë FSHF.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"