“Stërvitje mes thashethemeve e spiunllëqeve”, Ilion Lika “thumbon” rivalët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2020 | 16:58

“Stërvitje mes thashethemeve e spiunllëqeve”, Ilion Lika “thumbon” rivalët

Ilion Lika, një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit, zbulon të fshehtat e Tiranës. Sipas tij, bardheblutë kanë bërë të pamundurën për të qenë gati për nisjen e kampionatit.

ilion lika

Lika zbuloi se bardheblutë gjatë kohës së pandemisë i ka rënduar shumë spiunllëku nga kundërshtarët. Portieri thotë që është lutur shumë për bardheblutë dhe për të dalë kampion këtë sezon në Kategorinë Superiore.

“Normalisht që jemi stërvitur me probleme, me grupe, me thashetheme dhe me spiunllëqe, se dikush ka qenë xheloz për asetet që ka fusha e Tiranës dhe përse jemi duke u stërvitur. Të them të drejtën, te lutjet e mia ka qenë që Tirana të dalë kampion, përveç lutjeve që bëjmë për familjarët, miqtë dhe të dashurit.

Shpresojmë që Zoti të ma pranojë lutjen për Tiranën”, ka thënë Ilion Lika. Portieri është një nga futbollistët kryesorë të skuadrës në këtë sezon ku bardheblutë janë shumë pranë titullit kampion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"