Stërvitje me nga 2-3 lojtarë dhe distancë, Teuta gjen zgjidhje për gjysmën e skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2020 | 23:19

Stërvitje me nga 2-3 lojtarë dhe distancë, Teuta gjen zgjidhje për gjysmën e skuadrës

Gjysma e lojtarëve të skuadrës së Teutës çdo ditë i sheh që të stërviten sipas një plani që ka përcaktuar trajneri Edi Martini, me përjashtim të fundjavës që pushojnë. Nën mbikqyrjen e përgatitësit atletik Eduard Salillari, si dhe zv.trajneri Bledar Hodo, futbollistët zbresin grupe-grupe në stadiumin “Niko Dovana”, duke zbatuar kështu masat shtrënguese për mbrojtjen nga koronavirusi.

niko dovana

Të njëjtën metodë kanë ndjekur edhe klube të huaja këtë periudhë, me lojtarët që mbajnë një distancë prej dy metrash nga njëri-tjetri. Mbrojtësit Arapi dhe Hoxha, për të vazhduar me emra si Kallaku, Çyrbja, Beqja, Kapllani, L.Vila dhe E.Vila, si dhe lojtarë të rinj që janë pjesë e skuadrës së parë, çdo ditë marrin ngarkesën e duhur për të mos humbur formën.

vila

frasheri

I veçuar stërvitet në plazhin e Durrësit çdo ditë edhe sulmuesi Idelino Kolubali, i cili është nga të vetmit e huaj që kanë mbetur në qytetin bregdetar pas pezullimit të kampionatit.

tEUTA KULIBALI

Ndërkohë, lojtarët e tjerë janë pranë familjeve të tyre, duke punuar me një program enkas të dhënë nga stafi që më 13 mars. Bëhet fjalë për maqedonasin Todorovski, boshnjakun Hreljic, shkodranët Hebaj e Kalaja, si dhe fieraku Aleksi.

ZAMIR QYPI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"